Haradinaj akuzon Kurtin për “tradhti”: Pas kaq shumë vitesh pavarësi solli dokument me Rezolutë 12/44
Krejt kasta e pushtetit, tha Haradinaj në një intervistë në Kanal 10, “i kanë nda rolet në menaxhim të dëmit…qysh m’e e ba ma pak të dhimbshme” përmbajtjen e draft-Statuti të autonomisë serbe në Kosovë.
Haradinaj pati akuza të rënda ndaj drejtuesve të tre institucioneve më të rëndësishme të shtetit – Kryeministrit Albin Kurti, Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe Presidentes Vjosa Osmani – për të cilat tha se “vetëm për pak vota” janë në gjendje “të shkaktojnë edhe luftë…për të mirëmbajtur popullaritetin e tyre”.
“Ky njeri (Albin Kurti) i solli Kosovës dokument me Rezolutë 12/44 në Preambulë dhe ka fytyrë me i dal para partisë së vet dhe me ju thanë është sukses”, tha Haradinaj duke komentuar një adresim të Kurtit para partiakëve të vet të cilëve u tha se “Marrëveshja Bazike përbën suksesin më të madh” të Kosovës në politikën e jashtme.

