Haradinaj e quan Kurtin mashtrues: U dorëzua para Serbisë

Pasi kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, e bëri publike heqjen e taksës më 15 mars, ka reaguar ish kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ai e ka quajtur Kurtin mashtrues, i cili, sipas tij, u dorëzua para serbisë, transmeton Mediafokus.info.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, ka shkruar Haradinaj, në profilin e tij në Facebook./MediaFokus/