Haradinaj kërkon që SHBA-ja ta emërojë një emisar tjetër për dialogun në vend të Lajçakut

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK, i cili i është përgjegjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti, pas takimit, në një konferencë për media, ka thënë se SHBA-ja duhet ta emërojë një emisar tjetër për dialogun në vend të Lajçakut.

“Tema ishte dialogu. I kemi dëgjuar qëndrimet e kryeministrit dhe kam shprehur shqetësimet e mia. Prezenca e SHBA-së është mëse e nevojshme, do të ishte me dobi emërimi i emisarit nga Amerika. Lajçak është nivel i ulët i përfaqësimit për agjendë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit se Ballkani duhet të çlirohet nga kriminelët.

“Kosova nuk mundet me u barazua me Serbinë, termi nuk është i drejtë. Termi i drejtë është që Serbia s’është demilitarizu, ka nevojë Serbia me u çliru prej kriminelëve të luftës”, tha Haradinaj.

Të mërkurën,  Kurti do ta takojë Lumir Abdixhikun (LDK), ndërkaq Enver Hoxhaj (PDK) e ka refuzuar takimin.