Haradinaj: Limaj më tha “a po e pimë ka një cigare”, ka ikë prej koalicionit në mënyrë të turpshme

Fatmir Limaj, partner me Hardinajn në zgjedhje, duket se i ka ndarë rrugët me AAK-në dhe i është ofruar VV-së.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për raportin e tij me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

“Më ka përshëndetur dhe për mirësjellje, ia kam dhënë dorën. “A po e pimë ka një cigare”, tha. I thashë: “Jo e kam lënë”.

A e ke lënë edhe koalicionin, u pyet Haradinaj.

“S’e kem lënë koalicionin, po ai na ka ikë në mënyrën më të turpshme që mundet me bo dikush”, tha Haradinaj.