Haradinaj: Nesër mund të votohet Qeveria e re

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që nesër të votohet qeveria Hoti, nëse Gjykata Kushtetuese sot e publikon vendimin e saj të plotë për ligjshmërinë e dekretit të presidentit Thaçi.

Tashmë marrëveshja mes subjekteve politike, të cilat do ta përbëjnë koalicionin e ardhshëm, sipas Haradinajt, është punë e përfunduar.

Haradinaj i ka treguar edhe emrat e ministrave nga subjekti i tij dhe ata do të jenë: Blerim Kuçi, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Ambient dhe Planifikim Hapësinor, Meliza Haradinaj, Ministre e Punëve të Jashtme, Ramë Lika ministër i Arsimit, Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë si dhe zëvendëskryeministër është Besnik Tahiri./mediafokus.info