Haradinaj: ‘Nuk ka me i shku mirë, besoni e vret Zoti’

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti e të parin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me Rrahman Morinën, politikan pro-serb gjatë viteve 90-ta.

“Kam kujtu që jam duke jetu te shqiptarët. Nuk më ka shku kurrë mendja që në Kosovë dhe tek shqiptarët vjen dikush si Rrahman Morina që kur e rrit pagën minimale e heq UÇK-në. Unë Rrahman Morinën nuk e kam mbërri, nuk kam qenë këtu, po këta [Albin Kurti dhe Glauk Konjufca] po më duken fytyrë më e keqe kur po i shoh në atë qëndrim”, tha Haradinaj në “Rubikon” të Klan Kosovës, përcjellë nacionale.com

“Është rrezik çka është duke ba ky njeri. Nuk ka me i shku mirë, besoni e vret Zoti, le t’ia ndal atij që ka, le të m’i ndalë mu që i kam të hyrat e mëdha, por mos i prek ata njerëz, atë kategori, se nuk bën ashtu”, tha Haradinaj.