Haradinaj ritakohet në Prizren me mbesën e ish-gjeneralit të luftës, Mehmet Deralla

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe në këtë përvjetor të Lidhjes së Prizrenit, është përballuar me zonjën nga Vlora, e cila sërish kishte ardhur në Prizren.

Ajo vazhdimisht kritikonte ish-këshilltarin e Haradinajt, Jahja Lluka, pasi që, sipas saj, nuk ia kishte dhuruar një libër, raporton njekomb.org

Para dy vitesh, në përvjetorin e 140 të Lidhjes së Prizrenit, zonja nga Prizreni ka ndërhyrë në organizimin ceremonial të Qeverisë së Kosovës, duke ngjallur reagimin e kryeministrit të atëhershëm, i cili e kishte larguar nga foltorja, duke kërkuar respektimin e protokollit.

Fjala është për Valdete Derallën, mbesën e gjeneralit Mehmet Deralla, ish- ministër i Ministrisë së Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit./mediafokus.ionfo