Hartat: Protokolli i Firences, si duhet të veprohet për ndarjen e detit me Greqinë

Artur Meçollari

27 janar 1925 – 96-vjet nga firmosja e Protokollit të Firences. Datë në historinë e të drejtës kombëtare të detit

Protokolli i Firences u krijua me vendimin e 11 gushtit 1913 të Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Ai u nënëshruan në Firence më 27 janar 1925 nga përfaqësuesit e fuqive të mëdha (Britania e Madhe, Franca dhe Italia) dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Shqipërisë Mehdi Frashëri dhe i Qeverisë së Greqisë nënkolonel Cr. Avramidas.

Protokolli i Firences përfshinë “Protokollin Përfundimtar ” me 12 nene dhe pesë anekse. Për fuqitë e mëdha ai është firmosur nga nënkolonel F. Giles (Britania e Madhe), kolonel J.A. Ordioni (Franca) dhe gjeneral P. Gazera (Italia – Kryetar i Komisionit). Ai është ratifikuar nga Parlamenti i Shqipërisë, por jo nga Parlamenti i Greqisë. Protokolli i Firences është akti i parë dhe i vetëm në fuqi (jo i njëanshëm) për delimitimin e detit territorial të Shqipëritë me Greqinë (vendimi i GJK nr. 15/2010).

Në vitin 1925 e drejta zakonore ndërkombëtare pranonte gjerësinë e detit territorial 3 milje detare. Tentative e parë për kodifikimit e gjerësisë së detit territorial u bë në Konferencën e Londrës 1930, një tentative e dështuar. Për herë të parë gjerësia e detit territorial e shtetit bregdetare do të kodifikohej në Konventën e OKB-së mbi Detin Territorial 1958, në gjerësinë jo më shumë se 12 milje detare dhe e rikonfirmuar nga UNCLOS 1982. Shqipëria shpalli për herë të parë gjerësinë e detit territorial 6 milje detare në vitin 1946, kurse Greqia e kishte shpallur 10 milje detare në vitin 1931.

Në vitin 1936, Greqia e ndryshoj në 6 milje detare. Të dy shtetet sot i kanë gjerësitë e deteve territorial 12 milje detare. Në çdo rrethanë delimitimi i detit territorial të Shqipërisë me Greqinë do të fillojë nga një pikë në buzën e ujit në gjirin e Ftelias, pikë e cila do ti përkasi si kufirit tokësor edhe atij detar midis dy shteteve. Kjo pikë do të emërtohet si Pika nr. 1 në morinë e pikave të vijës delimituese detare. Pika nr. 1 përcaktohet nga Protokolli i Firences i 27 janarit 1925, i cili është kryesisht për kufijtë tokësor.

Protokolli i Firences i 27 janarit 1925 për kufijtë tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë, lidhur me kufijtë detar midis tyre, përmban vetëm një paragraf në fund të Aneksin III “Përshkrim i përgjithshëm i vijës kufitare”. Përmbajtja e paragrafit, sipas dokumentit të përkthyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme, është si më poshtë: “Gjatë vijës detare në Gjriin e Ftelas, kufiri drejtohet sipas një vije normale me drejtimin e përgjithshëm të bregdetit deri në buzën e ujrave territoriale duke lënë në Shqipëri ishullin e vogën Tongo”

Pra, ky paragraph përcakton hapësirën detare ku delimitohet kufiri i detit territorial midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe metodologjinë e delimitimit, duke përcaktohet se:

1) Delimitimi i detit territorial është bërë vetëm në hapësirën detare në gjirin e Ftelias;
2) Vija delimituese është një vijë e drejtë (jo e lakuar apo e thyer) që nis nga buza e ujit (Pika nr. 1) në gjirin e Ftelias dhe nga përllogaritjet ka një drejtimi rreth 200o;
3) Kjo vijë është ndërtuar si normale (pingule) me drejtimin e përgjithshëm të bregdetit;
4) Me drejtim të përgjithshëm të bregdetit kuptohet një vijë imagjinare që ndjek vijën bregdetare, ku sipërfaqja e tokës që ajo lë në drejtim të detit është e barabartë me sipërfaqn e detit që ajo lë në drejtim të tokës;
5) Në këtë paragraph nuk përfshihet delimitimi i detit territorial në të gjithë kanalin verior të Korfuzit apo detin Jon;
6) Kjo vijë delimituese (e drejtë, jo e thyer dhe jo e lakusr) shkon deri në kufijtë e detit territorial të dy shteteve;
7) Ishullin e Tongos vija delimituese e lë në anën e Shqipërisë.

Protokolli i Firences është shoqëruar edhe nga një hartë e cila tregon drejtimin e vijës delimituese, vijë që nuk del jashtë gjirit të Ftelias (Aneksi IV përmban 7 harta). Gjatësia e vijës delimituese në hartën shoqëruese të Protokollit nuk i kalon 500 m. Por nëse ajo do të shtrihet deri në maksimumin e saj, sipas përcaktimit “deri në buzën e ujrave territoriale”, ky kufi të të arrijë në mezin e distancës midisGreqisë (ishullin e Korfuzit) dhe Shqipërisë (toka kontinentale). Sipas metodologjisë të përcaktuar nga Protokolli vija delimituese është një vijë e drejtë. Pra, kjo vijë do të arrijë kufirin e detit territorial të Greqisë në një distancë maksimale nga Pika nr. 1 rreth 5600-5700 m.

Mbas Luftës së Dytë Botërore shtetet bregdetare nisën të shpallin gjerësishtë gjerësinë e detit të tyre territorial, tashmë e kodifikuar duke nisur nga viti 1958 jo më shumë se 12 milje detare. Në këtë kuptim, Protokolli i Firences i 27 janarit 1925 nuk mund të shërbej si një akt për delimitimin e plotë të deteve territorial midis dy shteteve sot, pasi ai kufizohet në hapësirën detare të gjirit të Ftelias dhe vija delimituese sipas protokollit është një vijë e drejtë (metodologjia), e cila nuk ndjek vijën e mundëshme delimituese në kanalin e Korfuzit dhe detin Jon midis dy shteteve.

Pra, metodologjia e përdorur në vitin 1925 në Protokollin e Firecnces nuk përputhet me medotologjinë e përdorur nga UNCLOS 1982 si vijë me distanca të barabarta nga vijat bazë e modifikuar për rrethana të vçanta ose tituj historik. Sipas UNCLOS 1982 vija delimituese e detit territorial midis dy shteteve përfaqëson një vijë të thyer, të shprehur në koordinata gjeografike dhe deri një distancën 12 milje detare nga brigjet respektive të shteteve bregdetare. Kjo nënkupton që si metodologji për përcaktimin e vijës delimituese të detit territorial midis Shqipërisë dhe Greqisë duhet përdorur ajo e UNCLOS 1982. Në rajonin e gjirit të Ftelias është e nevojshme të vlerësohet cila nga dy metodologjitë jep rezultatin më të favorshëm dhe që krojon preçedent pozitivë për delimitimin e kufijve veriorë.