Hashim Thaçi jep dorëheqje nga pozita e Presidentit
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pasi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, raporton Mediafokus.info.
Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti në konferencën para mediave.
“Para pak çasteve jam informuar prej njerëzve kompententë se zyrtarisht Gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka thënë Presidenti Thaci.
Ndryshe, gjatë paraditës dorëheqje nga politika ka dhënë edhe lideri i PDK’së, Kadri Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale./Mediafokus.info/