Haxhi Vokshi, profesori dhe poeti që jeton në vargjet e shqetësuara
(Në shenjë nderimi për profesorin dhe poetin, i cili na iku krejt papritur, më 19 tetor 2013)
Haxhi Vokshi u lind në Voksh (1940), Malësia e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, Junik dhe në Deçan, të mesmen në Pejë ndërsa Fakultetin Filozofik (Gjuhë dhe letërsi Shqiptare) në Prishtinë, shkruan Mediafokus.info
Punoi në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, në Sekretariatin Krahinor për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës prej nga dhe doli në pension.
Më 19 tetor 2013, u nda prej nesh, krejt papritur dhe trupi i tij tashmë prehet në paqe në Varrezat e qytetit të Gjilanit.
Më vonë ka punuar në Bibliotekën Popullore dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Krijimet e tij janë të përfshira në disa antologji të letërsisë.
Me shkrime filloi të merret qysh si nxënës i shkollës së mesme.
Është autor i disa veprave letrare: “Shqetësimi i vargut”, “Koha e ditës sonë”, “Përralla e kulla”, “Udhëtimi me korbin”, “Lirika këndon vetë” etj.
Haxhi Vokshi vdiq në Gjilan, në moshën 73-vjeçare. /Mediafokus.info

