Haxhiu: Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur

Pas aktgjykimit lirues së eksponentëve të rastit “Pronto”, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, ka thënë se aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur.

“Aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës Pronto është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës.

Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit. Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve.

Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!

Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re”, ka shkruar Haxhiu, profilin e saj virtual.