Haxhiu: Krizën e thellë botërore Sali Berisha mund ta përdorë për të provuar të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar situatën aktuale në Shqipëri, pasi Lulzim Basha dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të PD’së.

Thotë se ish-kryeministri Sali Berisha mund të provojë të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

“Qëllimi i Berishës është të mbetet negociues se ai e di që zgjedhjet nuk i fiton dhe pas një viti nëse Berisha hyn në zgjedhjet lokale do i humb, ai e di që duhet të japë dorëheqje dhe këto gjëra ai duhet t’i mendojë mirë”, tha Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Por ata të cilët e njohin politikën e Berishës, Berisha është politikan agresiv, është politikan që e merr rrugën për të rrëzuar pushtetin dhe ai e di që në këtë moment kriza europiane dhe botërore është e thellë dhe mund ta përdor për të provuar të rrëzojë pushtetin e Ramës”, theksoi ai.

“Nëse Berisha hynë, atëherë mund të garantoj qysh tash se rrugët e Shqipërisë janë të dhunës ose me molotov”, tha Berisha.