Haziri: Asnjë i testuar sot në Gjilan nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se asnjë i testuar sot në këtë komunë nuk ka rezultuar pozitiv, raporton Mediafokus.info.

Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur se aktualisht në Gjilan janë 40 raste aktive me këtë virus.

“Lajm i mirë. Pas disa muajsh, në Gjilan për herë të parë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me #COVID19 nga të testuarit sot. Por, aktualisht janë 40 raste aktive. COVID19 është në mesin tonë dhe deri në vaksinim duhet të vazhdojmë me disiplinë, sipas rekomandimeve të IKSHPK. #Kujdesu për vetën dhe familjen tuaj!”.

“Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21152 mostra, 6401 kanë rezultuar pozitivë, 6215 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona, dhe 86 mostra në pritje për  rezultat”, ka shkruar Haziri./mediafokus.info/