Haziri: Cimë, të falëmnderit për të qeshurat në kohë depresioni e okupimi
Pas vdekjes së humoristit të njohur kosovar, Rasim Thaçi-Cima, shumë personalitete kanë shprehur pikëllimin, raporton Mediafokus.info.
Nënkryetari i Parë i LDK’së, Lutfi Haziri, ka falënderuar Cimën për të qeshurat në kohë depresioni e okupimi.
“Të falëmnderit për të qeshurat në kohë depresioni e okupimi dhe për trashëgiminë kulturore që le. Lamtumirë, miku im. Përqafoma Lecin në atë botë!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/

