Haziri: Demaçi ishte rezistues i madh në ditët e errëta për popullin shqiptar
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh nënkryetar i LDK-së, ka kujtuar veprimtarin Adem Demaçi, në dyvjetorin e vdekjes së tij.
Haziri ka thënë se Demaçi ishte kryengritës politik e rezistues i madh në ditët e errëta.
“Dy vjet pa kryengritësin politik e rezistuesin e madh në ditët e errta të popullit, Adem Demaçi. Ai theu burgjet, rrënoi rendin e kohës dhe e ushqeu popullin e tij për liri e barazi. Lavdi!”, ka shkruar Haziri në Facebook.
/mediafokus.info/