Haziri: Dita e 48, asnjë rast pozitiv me Covid-19 në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i lumtur që në ditën e 48 nuk ka dalë asnjë person pozitiv me Covis-19.

Por, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat në formë strikte.

#Dita48 me lajme të mira. Nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19 në Gjilan, derisa i kemi 23 persona të shëruar plotësisht. Komiteti për menaxhimin e emergjencave po vazhdon me zbatimin e masave në formë strikte kundër përhapjes së virusit të panjohur. Apeloj sërish që të vazhdoni të vetëpërmbaheni, të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe të dilni vetëm kur e keni të domosdoshme për furnizime. #rriNshpi”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/