Bie ndjeshëm numri i rasteve me Covid 19

Sot ka rënë ndjeshëm numri i rasteve me Covid 19. Nga gjithsej 225 mostra të testuara, pozitiv kanë rezultuar vetëm nëntë (9) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 4 raste, Komuna e Malishevës: 3 raste dhe nga 1 rast nga Suhareka dhe Rahoveci.

Sot më 29 prill 2020, janë shëruar edhe shtatëmbëdhjetë (17) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e katërdhjetë e nëntë (249) raste.

Nga data 8 shkurt deri më 29 prill 2020 janë testuar gjithsej 7.180 mostra të dyshimta dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar 799 raste, ndërsa 22 raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.