Zhgënjimi i dietologes klinike: Virusi i planetit është njerëzimi

Dietologia klinike, Dr. Anila Kalleshi, çdo ditë jep këshilla dhe rekomandime për një jetë të shëndetshme.

Mirëpo, kësaj radhe ajo ka shprehur frustrim të madh teksa ka publikuar një foto ku shihen maska e mbeturina në det, të hedhura nga qytetarët e pandërgjegjshëm, shkruan Mediafokus.info.

Për këtë gjest të ulët, ajo ka thënë se virusi i planetit është njerëzimi.

“Tashmë e gjithë bota është e frikësuar nga Coronavirus, por nuk e kuptojmë se fatkeqësisht dhe virusi i planetit, është njerëzimi”, ka shkruar Kalleshi në profilin e saj në Facebook dhe postimi ka marrë jo pak vëmendjen e publikut./mediafokus.info/