Presidenti i klubit të Serie A: Italia është si në gjendje lufte

Presidenti i Hellas Verona, Maurizio Setti, ka thënë se Itali është sikur në gjendje lufte, ndërkohë që klubet e Serie A po përpiqet të bien në ujdi me lojtarët e vet midis krizës së koronavirusit.

Pandemia Covid-19 e ka ndërprerë sportin në gjithë botën, përfshirë në Serie A ku sezoni aktual është pezulluar muajin e kaluar. Ndeshja e fundit e zhvilluar në këtë ligë ishte ajo e 9 marsit, transmeton Gazeta Express.

Rreth 70.000 persona kanë vdekur në gjithë botën nga koronavirusi, 15.880 prej të cilëve vetëm në Itali, vendin më të goditur në botë nga pandemia.

Klubet e Serie A po bisedojnë më lojtarët e vet për ulje pagash për shkak të krizës financiare dhe presidenti i Veronës, aty ku luan ylli dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është i qartë në kërkesat e tij për lojtarët.

“Qëndrimi ynë është shumë i thjeshtë. Ne jemi sikur në gjendje lufte, prandaj duhet të ulemi përreth tavolinës me qetësi, inteligjencë dhe me çiltëri, për ta gjetur një zgjidhje që i kënaq të gjitha palët”, tha Setti për Sky Sport Italia.

“Ajo çfarë po ndodh është duke i shkaktuar dëme të mëdha tërë botës së futbollit, prandaj besoj se nuk do të kemi probleme në gjetjen e një marrëveshjeje me lojtarët e mi, të cilat janë njerëz të mirë”, shtoi ai. /mediafokus.info/