Edhe dy pacientë me Covid 19 janë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot me datë 6 prill 2020 janë të hospitalizuar gjithsej 47 pacientë me Covid-19, derisa klinika është në pritje të rezultateve edhe për 2 raste të tjera, ndërsa gjithsej 6 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19.

Gjendja e pacientëve është si vijon:

Nga 47 pacientët e infektuar me Covid 19:
• 40 pacientë janë në gjendje stabile,
• 5 pacientë kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv janë në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik dy pacientë.

Nga njoftimi paraprak, është bërë e ditur se, sot më 6 prill, në Klinikën Infektive në Repartin e Mjekimit Intensiv kanë ndërruar jetë dy pacientë me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor, përpos 4 infermiereve të infektuara më parë të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore; tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi, thuhet në njoftimin e MSH./mediafokus.info