Një i vdekur, 41 raste pozitive me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, është shënuar vetëm një rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.
Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.
Në total numri i rasteve aktive është 1.737.