Haziri e uron Abdixhikun: Lum, do të të qëndroj prapa gjithmonë
Lutfi Haziri dëshmoi se është një politikan unik në Kosovë, është një aset që do të donin ta kishin të gjitha subjektet politike për kulturën që përfaqëson.
Ai e ka uruar me përqafim kundër kandidatin Lumir Abdixhiku, menjëherë pas shpalljes së rezultatit, shkruan Mediafokus.info
Haziri ka thënë se do t’i qëndrojë prapa kryetarit të ri të LDK-së në çdo kohë.
“Lum urime, shëndet dhe do të të qëndroj prapa në çdo kohë”, tha Haziri.
Tutje, Lutfi Haziri theksoi se Lumir Abdixhiku do ta rinojë LDK-në.
“Është kryetari më i ri i subjekteve politike dhe e rinon LDK-në për të fituar çdo sfidë”, tha Haziri./Mediafokus.info/

