Tentim vrasje në Podujevë
Mbrëmë rreth orës 20:00, ka ndodhur një tentim vrasje në Podujevë, ku personi deri tani i panjohur ka gjuajtur në drejtim të veturës, por fatmirësht nuk ka të lënduar, raporton Mediafokus.info.
Viktima ka njoftuar se në momentin kritik ka qenë në veturë bashkë me gruan dhe vajzën e tij.
“Rr. Hys Popova, Podujevë, 06.11.2020-20:00.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë së bashku me gruan e tij dhe vajzën duke lëvizur në rrugë me veturë një veturë në përballë kalim ka shtënë me armë zjarrit. Si pasoj janë dëmtuar dy xhama të veturës ndërsa të lënduar nuk ka. Viktima ka qenë i shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësit përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Mediafokus.info/