Haziri: Erdhi dita që derbin Drita-Gjilani mos me guxu me pa prej afër
Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar në profilin e tij pasi derbi Drita-Gjilani është luajtur sot pa prezencën e shikuesve.
Haziri ka thënë se erdhi dita që derbin Drita-Gjilani mos me guxu me pa prej afër.
“Erdhi dita që derbin e qytetit tonë dhe më interesantin në Juglindje të Europës mos me guxu me pa prej afër për aq sa lejojnë kushtet. Kush ka pas guxim me na ndalu?! Marre bre!
Suksese derbi Drita-Gjilani!Rivalitet në fushë e bashkë jashtë saj. Gjilani mban mend!”, ka shkruar Haziri.
Datë për përfundimin e stadiumit të këtij qyteti nuk ka dhënë sot as ministri i MKRS-së, Hajrulla Ceku e as kryetari i Gjilanit, Albani Hyseni.
“Shumë shpejtë do të nis hartimi për fazën e fundit i cili përfundimisht na nxjerrë koston, rrugën dhe kohën që na duhet për t’i kryer punimet dhe për ta realizuar përfundimisht ketë investim te rëndësishëm jo vetëm për Gjilanin, sepse një stadium i tillë i duhet dhe Kosovës, sidomos për garat ndërkombëtare për ekipet tona”, tha ministri Çeku.

