Labi njofton për vdekjen e 21-vjeçares Yvesa Salihaj, ishte dërguar në Turqi për shërim

Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri ka njoftuar se ka ndërruar jetë 21-vjeçarja Yvesa Salihaj, e cila ishte duke u trajtuar në Turqi për shkak të sëmundjes së leukemisë.

Tahiri ka ngushëlluar familjen Salihaj, duke shkruar se dhimbja për humbjen e saj është e madhe.

“Paska ndrruar jetë Yvesa Salihaj vajza që priste ta mposhtë semundjen e leukemisë!

Vajza e djem, shoqeri, qytet i Istogut, familje e nderuar.. ju shprehi ngushëllimet me të sinqerta për vdekjen e Yvesa Salihaj nga Istogu.

O zemra jonë menduam se po kthehesh shendosh e mirē me shpresën qē po e mund semundjen e Leukemisë, por Zoti paska dashur të ju marrë mē herët!

Nuk po di as çka të shkruaj nga dhimbja që kam për ty

Zoti të beftë dritë edhe botën tjetër

Faleminderit të gjithë atyre që ndihmuat edhe në rastin e Yvesa Salihaj,

Zot , beje mirë ne vendin tonë se edhe mos me u sherua në këtë vend, edhe me shpenzua familja duke i derguar rastet jashte vendit, e bessa edhe me dhimbje e shpenzime edhe për ti kthyer rastet si sot të vdekur , e rendë shumë.”, ka shkruar ai.