Haziri godet VV-në që po kërkon rrëzimin e Hotit: S’është hera e parë që bashkëpunojnë me PDK’në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar sot mocionin që ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti, raporton Gazeta Express.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, tha se nuk është hera e parë që partia e Albin Kurtit ka bashkëpunuar me PDK’në.

Haziri ka thënë se LVV kishte bashkëpunuar me PDK’në edhe në vitin 2017.

Ai thotë se javëve të fundit kabineti është duke kryer punën e tij më mirë.

“Nuk është hera e parë, VV ka bashkëpunuar me PDK’në edhe në vitin 2017 kur e kanë rrëzuar Isa Mustafën. Kabineti po e kryn punën e vet në mënyrën më të mirë javët e fundit dhe stabiliteti varet me angazhimin në Kuvend”, ka thënë ai.