Haziri i komenton Adriana Matoshit: Uroj të keni suksese me Lëvizjen e Kuqe…

Kryetari i Gjilanit si dhe njëri ndër personat kyç në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë një urim të “veçantë” për deputeten e zgjedhur të Vetëvendosjes (VV), Adriana Matoshi, shkruan Gazeta Metro.

Lutfi Haziri i ka komentuar Matoshit në postimin e saj në Facebook ku nënshkruhej si deputete e re e Kuvendit.

“Suksese edhe nga unë! Uroj të keni suksese me Lëvizjen e Kuqe e të Majtët e Kosovës… në Gjilan je njohur si mikroborgjeze!”, i ka komentuar ai.