Haziri: Jemi krenarë që në Gjilan kemi filluar rrugën për rikthimin e madh të LDK-së

Haziri deklaron se “ky është veç fillimi i këtij procesi e na pret shumë punë e angazhim bashkë deri në vjeshtë, për t’i dhënë Gjilanit formë, besim, shpresë e dashni”.

Postimi i tij i plotë:

Ju falënderoj pafund që ishit pjesë e fushatës elektorale në Gjilan, që erdhët në manifestime për ta dëgjuar programin e për t’i dhënë LDK-së dashni.

Jemi krenarë që së bashku tashmë në Gjilan kemi filluar rrugën tonë për rikthimin e madh të LDK-së.

Ky është veç fillimi i këtij procesi e na pret shumë punë e angazhim bashkë deri në vjeshtë, për t’i dhënë Gjilanit formë, besim, shpresë e dashni.

Presim zbardhjen e emrave të deputetëve që do ta na përfaqësojnë dhe zotohemi që me punë t’ua kthejmë dashninë tuaj.

Asgjë nuk ndryshon tek ne sepse Gjilanin e duam pa kusht.

Do të mbetem gjithmonë, Luta