Haziri: Ka ardhur koha që Vjosa Osmani të kthehet në LDK

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ka ardhur koha që Vjosa Osmani të pajtohet e të kthehet përsëri në LDK.

Ai ka thënë se nuk e ka parë asnjëherë Osmanin jashtë LDK-së.

Ai ka shtuar se do ta mbështesë secilin kandidat që do ta fitojë këtë post.

Haziri ka thënë se LDK-ja nuk iu takon funksionarëve por anëtarësisë së vet.

“Ka me qenë kuvend i cili ka me rikthy fuqinë e LDK-së e në asnjë mënyrë me dobësu atë. Nuk jam duke garuar me rivalë politikë. Brenda familjes time politike nuk shoh rivalë”, ka thënë ai.