Haziri: Ka filluar numërimi prapa i kësaj Qeverie që pësoi fiasko në çdo aspekt
Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka thënë se ka filluar numërimi prapa i kësaj Qeverie që pësoi fiasko në çdo aspekt.
Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se LVV erdhi në pushtet me metoda të dhunshme, dhe e polarizuan skenën politike deri në atë shkallë sa e sollën Kosovën afër vëllavrasjes.
“Fillon numërimi prapa i kësaj qeverie që pësoi fiasko në çdo aspekt. Erdhën në pushtet me metoda të dhunshme, me linçime të kundërshtarëve politikë, me kauza të rrejshme, me populizëm par excellance dhe e polarizuan skenën politike deri në atë shkallë sa e sollën Kosovën afër vëllavrasjes. E, çka bënë?! Degraduan çdo pore të jetës, dështuan në çdo premtim në mënyrë frapante dhe prapë vazhduan me mashtrime”, ka shkruar Haziri.
Ai ka shtuar se sot në institucionet e Republikës valon akoma ‘flamuri lara-lara’, e harruan bashkimin kombëtar, madje i degraduan raportet me Shqipërinë deri në atë shkallë sa të mos ketë as komunikim ndërnjerëzor, përderisa, si asnjëherë më parë, i përçanë shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ata të Maqedonisë së Veriut.
Postimi i plotë:

