Art Motion dëmton pronat e qytetarëve për interesa të vetat

Banorë të ndërtesës kolektive në lagjen Iliria në Gjilan, thonë se ajo që ka bërë së fundi operatori Art Motion, është e pajustifikueshme, duke lënë shpella në korridore, pas shpimeve agresive dhe aspak të kujdesshme që ka bërë nëpër mure, për të shtrirë rrjetin e tij.

Ata betohen se do t`i shkulin këto kabllo një për një nëse operatori nuk i mbyll një orë e më parë këto shpella, ashtu siç duhet dhe jo shkel e shko.

Këto janë ambiente ku ne jetojmë dhe jo shpella të piratëve, thonë banorët.

Secili operator ka vënë sipas qejfit të vet kabllo e kuti, duke i stërngarkuar muret e ndërtesës dhe në këtë mënyrë kanë krijuar një shëmti të paparë, për çka kërkohet reagimi edhe i inspekcionit komunal.

Për më tepër, duke vendosur kabllo përmes çatisë, ata kanë dëmtuar e zhvendosur edhe tjegullat, prej nga pikon uji sa herë bie shi.

Kjo është gjendja që la së fundi, operatori Art Motion, në një ndërtesë në lagjen Iliria, pas vendosjes së kabllos./Mediafokus/