Kualifikim historik, Gjilani e ‘dërmon’ Tre Pennen

Skuadra e Gjilanit ka mposhtur Tre Pennen midis San Marinos, me rezultat të thellë 3-1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Europa League, transmeton Mediafokus.info.

Kjo është ndeshja debutuese për Gjilanin në arenën ndërkobëtare dhe fitorja e kualifikimi janë historike, pasi e kalon raundin e parë të Europa League.

Gjilanasit kanë qenë superiorë në çdo aspekt dhe po të konkretizoheshin të gjitha rastet, rezultati nuk do t’i ngjante një ndeshje futbolli.

Gjilani e nisi furishëm ndeshjen me tre raste të rrezikshme, por pranoi gol në minutën e 16-të.

Mirëpo, vetëm kaq u pa nga vendasit, pasi djelmoshat e Gentjan Mezanit u rikthyen furishëm duke shënuar hiç më pak se tre gola, transmeton Mediafokus.info.

Fillimisht, Nikac ka barazuar rezultatin në minutën e 24-të dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, për të ardhur dy golat e shpejtë në pjesën e dytë, me anë të Fiton Hajdari (65’) dhe Hila (68’).

Pas kësaj fitoreje, skuadra e SC Gjilanit ndeshjen e radhës luan në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, përballë gjigantit nga Qipro, Apoel. /Mediafokus.info/