Haziri: Ka një ulje të lehtë të rasteve pozitive, por kjo nuk do të thotë se virusi nuk kërcënon edhe më tutje

Komiteti për parandalimin e pandemisë globale Covid-19, e ka vlërësuar të qetë gjendjen gjatë 24 orëve të fundit, ku janë shënuar vetëm tre raste pozitive dhe një numër i madh i të shëruarve.

Pavarësisht treguesve të fundit, edhe më tutje kërkohet respektim strikt i masave mbrojtëse, për të vazhduar me ulje të rasteve pozitive deri në zero.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka udhëhequr takimin e Komitetit, ka konfirmuar një rënie të lehtë të rasteve pozitive, gjithashtu edhe lehtësime në menaxhimin e situatës nga institucionet shëndetësore.

“Javën e fundit kemi një trend të uljes së lehtë të rasteve pozitive. Kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është kërcënues edhe më tutje. Në Gjilan, nga 869 raste pozitive sa kemi të regjistruar që nga 13 marsi, 681 prej tyre janë shëruar plotësisht, 39 persona kanë vdekur, ndërsa 149 raste janë aktive dhe nën monitorimin e vazhdueshëm nga emergjencat shëndetësore dhe civile. Prej tyre, 44 janë të spitalizuar dhe me gjendje të stabile në aspektin shëndetësor. Ndërkaq, në pritje të rezultateve nga IKSHP janë 55 mostra”, ka thënë Haziri.

Ai më tej, ka nëvizuar se në Gjilan, katër laboratore janë duke kryer teste serologjike, ndërsa Komuna e Gjilanit është duke koordinuar punën për vendosjen e një aparati në QKMF, ku 5 mijë mostrat e para do të jenë falas për qytetarë.