Haziri: Kauza e veprimtarit Sejdulla Kadriu për Kosovën Lindore mbetet amanet për ne

Kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Kadriu, pas ndarjes nga jeta të veprimtarit, Sejdulla Kadriu.

Telegram ngushellimi

E nderuara familje Kadriu,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Sejdulla Kadriu.

Gjatë tërë jetës së tij, ai punoi e kontribuoi për të mirën e përgjithshme dhe për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në një kohë të pakohë, duke mos u gjunjëzuar asnjëherë të vetme as kur e burgosën dhe e torturuan regjimi i kohës.

Kauza e tij që Kosova Lindore t’i bashkangjitet Republikës së Kosovës, mbetet amanet për ne.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve.

Lamtumirë, miku im!

Lutfi Haziri
Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan