Haziri: Kemi rënie të infeksionit në Gjilan, të angazhohemi në luftë të pa kompromis ndaj armikut COVID-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ka një rënie të numrit të të infektuarve me COVID-19 në këtë komunë, shkruan Mediafokus.info.

Përmes profilit të tij në Facebook, Haziri ka thënë se edhe më tutje kjo komunë është në gjendje në shkallë rrezikshmërie, duke kërkuar nga të gjitgë luftë të pakompromis kundër COVID-19.

“#Dita277. Pasqyra e përgjithshme e përballjes së Gjilanit me #COVID19 është kjo: nga 7268 testime, 2875 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2556 janë shëruar, 85 e kanë humbur betejën me virusin, 234 raste aktive, 56 pacientë të konfirmuar me virusin janë në hospitalizim dhe 80 mostra në pritje.

Pra, kemi një rënie të të infektuarve dhe rritje të numrit të të shëruarve, por ende në gjendje emergjente në shkallë rrezikshmërie është komuna jonë e dashur.

Bashkë ia dalim. Të angazhohemi për luftë të pa kompromis ndaj armikut të panjohur COVID19. Arma e vetme është e lehtë: maska dhe distanca!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info./