Haziri kërkon nga drejtësia zbardhjen e vrasjes së Tahir Zemaj

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka përkujtuar kolonel Tahir Zemaj, në 17 vjetorin ne vrasjes së tij.

Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen e kësaj vrasje tinëzare

“17 vjet nga vrasja tinëzare e komandantit të shquar të luftës çlirimtare, udhëheqësit dhe strategut të Betejës së lavdishme të Loxhës, kolonel Tahir Zemaj, së bashku me birin e tij Enisin dhe kushëririn e mikun tim Hasanin, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK në Deçan. Megjithëse janë vonuar shumë, organet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më parë për t’i zbardhur këto dhe të gjitha vrasjet politike të pasluftës”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info.

Ndryshe, kolonel Tahir Zemaj së bashku me birin e tij Enisin dhe kushëririn e Hasan Zemaj, u vranë më 4 janar të vitit 2003, para fabrikës së birrës në Pejë.

As pas 17 vjetësh, drejtësia nuk ka folur akoma për zbardhjen e rastit./MediaFokus/