Haziri: Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh Faruk Spahisë dhe familjes së Mulla Ilaz Brojës
Në 20-vjeotrin e shkuarjes në amshim të kryetarit të parë të Mitrovicës, Faruk Spahija, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh Faruk Spahisë dhe familjes së Mulla Ilaz Brojës.
Postimi i plotë i Hazirit:
Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh Faruk Spahisë dhe familjes së Mulla Ilaz Brojës
Në emër të kryetarit Lumir Abdixhiku, së bashku me Armendin, Besianin, Xhaferin, Rrezartën, Lutë Zharkun, Albanin dhe kolegët e LDK-së, në 20-vjetorin e shkuarjes në amshim të kryetarit ikonik të Mitrovicës, Faruk Spahija, bëmë homazhe në varrezat e qytetit dhe e kujtuam në Akademi.
Sa shumë na mungon ky intelektual, patriot e veprimtar i jashtëzakonshëm. Sot, na mungon mentaliteti, kultura dhe lidershipi i tij, si modeli më i mirë i një politikani e funksionari.
Mitrovica e deshi dhe e përcolli në përjetësi si Kryetar të përjetshëm.
Zonja Sadete, Akil, Ermira e Ardit, vëllezër dhe motra të Farukut, ne shokët e tij, dhe partia jonë shtetformuese, duhet të mbajë pishtarin e tij si model dhe udhërrëfyes se si duhet të punohet për Republikën.
Faleminderit Gëzim e Safet për organizimin e kësaj akademie përkujtimore. Faleminderit Fahredin Spahisë, vëllait të Farukut, për të vërtetën e madhe sot. Faleminderit për pjesëmarrjen në nderim të veprës së Farukut edhe kryetarëve, Bedri Hamza e Erden Atiq.
Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh Faruk Spahisë dhe familjes së Mulla Ilaz Brojës!

