Haziri: Kur fiton bëhesh më i përgjegjshëm dhe jo më kryelartë, ky është Rugovizmi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar se çka në fakt nënkupton Rugovizmi, raporton Mediafokus.info.

Haziri ka thënë se Rugovizëm s’është me qenë arrogant kur fiton, por më i përgjegjshëm.

“Rugovizëm është: kur fiton bëhesh më i përgjegjshëm dhe jo më kryelartë e më arrogant”, kështu e ka cituar Hazirin Florian Dushi, anëtar i kryesisë së LDK’së, njëherësh zëvendësministër i Drejtësisë.

Këto komente nënkryetari i LDK’së i ka bërë dje pas homazheve tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e Presidentit./Mediafokus.info/