Ish-presidentët amerikanë, Clinton, Bush, Obama dalin vullnetarë për ta marrë vaksinën anti-covid

Derisa ka edhe skeptikë për efektet e vaksinës anti-covid, tre ish-presidentë amerikanë janë paraqitur vullnetarë për të marrë këtë vaksinë.

Qëllimi i tyre është rikthimi i besueshmërisë së publikut se vaksina është ajo që do t’i japë fund situatës së krijuar nga koronavirusi gjatë vitit të fundit.

Ish presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë të marrin pëpara kamerave vaksinën anti-Covid, menjëherë pasi ajo të marrë aprovimin e Administratës Amerikane për Ushqime e Barna.

Të tre ish presidentët shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën./A2CNN