Haziri: Mbështetja nga Llashtica, është mbështetje e veçantë për mua

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan dhe njëherësh kryertar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falenderuar banorët e fshatit Llashticë për mbështetjen e treguar ndaj tij në zgjedhjet e tetorit.

Ai ka thënë ndër të tjera që për shkak të historisë së dhimbshme të këtij fshati, mbështetja e banorëve të Llashticës është edhe më e rëndësishme.

“Llashtica është fshat me histori të dhimbshme, që ka ndjerë në lëkurën e saj represionin, që ka derdhur gjak të pafajshëm të civilëve. Prandaj, besimi i Llashticës është edhe më i rëndësishëm. Jam i lumtur për projektet e realizuara dhe përgjegjës për ato pak projekte që na kanë mbetur për t’u kryer, si edhe për projektet e së ardhmes. Për mua, kjo atmosferë e përfaqëson shpirtin e Gjilanit. Bashkimi, besimi te vlerat e përbashkëta dhe përpjekja për të ardhmen. Faleminderit shumë të gjithëve! Do të mbetem gjithmonë Luta juaj! Faleminderit Llashticë!”, ka thënë Haziri.