Luta i solli Gjilanit projekte multi-milionëshe, njëri nga kundërkandidatët bënte ‘sehirë’ në Kuvend të Republikës

Shkruan: Avdyl Aliu

Luta, pothuajse çdo natë ftohet nëpër televizione për çështje jo vetëm se komunale ndërsa njërin nga kundërkandidatët as nuk e njohin e as nuk ftohet kurr nga televizionet, nuk e mbaj n’mend ta kem parë në ndonjë televizion.

Luta, pothuajse 90% të investimeve dhe projekteve i ka sjellë dhe i ka realizuar me partnerët ndërkombëtarë duke qenë edhe vet politikan i përmasave ndërkombëtare, ndërsa njëri nga kundërkandidatët për herë të parë ka shkelë në Prishtinë me rastin e dhënes së betimit në  Kuvend si deputet, e për më larg se Prishtina as të mos flasim.

Derisa Luta  ka punuar për të siguar projektet shumë milionshe për Gjilanin, si impiantin e ujëravetë zeza dhe ujin e pijshëm nga Banka Botërore, BERZH dhe të tjerë partnerë,  njëri nga kundërkandidatët me shokë në Kuvend bënin  ‘sehirë’  dhe nuk i votonin, duke u munduar për t’i penguar projektet madhore për Gjilanin.

Qytetri i komunës sonë i ka mbajtë n’mend të gjitha këto dhe sigurisht se do t’i tregojë secilit se ku e ka vendin.

Luta për Gjilanin, Gjilani për Lutën.

(Autori në dy mandatet e fundit ka qenë shef i Grupit të Këshilltarëve në Kuvendit e Gjilanit, ndërsa aktualisht është bartës i listës së LDK’së për zgjedhjet e 17 tetorit)