Imran Haziri në aksion për të mirën e komunitetit

Kandidati i LDK-së për këshilltar komunal, Imran Haziri, po vazhdon me angazhimin për të mirën e përgjithshme.

Ai ka njoftuar se në lagjen VIII, kanë bërë rregullimin e shportave të mbeturinave në oborrin e shkollës, si dhe vendosjen e 5 ulëseve, të cilat janë interesin e përgjithshëm të shkollës, nxënësve dhe prindërve.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Në vazhdën e aktiviteteve të njëpasnjëshme, bashkë me Forumin Rinor të lagjës së VIII-të, kemi bërë rregullimin e shportave të mbeturinave në oborrin e shkollës, si dhe vendosjen e 5 ulëseve, të cilat janë interesin e përgjithshëm të shkollës, nxënësve dhe prindërve.

Në mandatin e ardhshëm qeverisës, do t’i kushtojë rëndësi të veçantë rregullimit të hapësirave publike, të cilat janë prioritet për gjeneratat tona dhe brezat të cilët do t’i trashëgojnë. Hapësirat publike të shëndosha formësojnë një qytet dhe institucion, të cilat i japin frymëmarrje. Një shoqëri e qytetëruar varet nga hapësirat e rregulluara publike. Ato bartin elementin e demokracisë përsa kohë tek një qytetarë nxisin ndjesinë e përkatësisë dhe barazisë.

Premtimet tona, do të jenë kontratë me qytetarin!

#imranhaziri8

#Lutfihaziri160