Familja e futbollistit afgan që ra nga avioni amerikan kërkon gjykimin e pilotëve

Familja e futbollistit afgan, Zeki Enveri, i cili humbi jetën duke u rrëzuar nga ingranazhi i uljes së një avioni të Forcave Ajrore të ShBA gjatë evakuimit nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul, po kërkon që pilotët të dalin në gjyq.

Korrespondenti i agjencisë “Anadolu” (AA) bisedoi me vëllain e anëtarit 17-vjeçar që luante në ekipin kombëtar të rinjve, 23-vjeçarin Muhammed Nasir Enveri dhe babanë e të ndjerit, 75-vjeçarin Haxhi Ghulam Gavs Enveri.

Zekiu ishte më i vogli nga 7 vëllezër e motrave që jemi gjithsej. Kur pa lajmet në mediat sociale se ShBA dhe vendet evropiane kishin nisur evakuimin e afganëve, ai shkoi në aeroportin e Kabulit në orën 10.00 të mëngjesit me orën lokale më 16 gusht, rrëfen Enveri dhe shton se ata e mësuan lajmin për vdekjen e Zeikut 2 orë pasi vëllai kishte dalë nga shtëpia, dhe se më vonë ata kishin parë pamjet e tij duke rënë nga avioni, të cilat qarkulluan në mediat sociale.

Duke deklaruar se trupin e pa jetë të vëllait të tyre kishin arritur ta gjenin një ditë më vonë, Enveri kërkoi që pilotët të ndiqen penalisht sepse avioni u ngrit dhe shkaktoi vdekjen e tyre edhe pse kishte njerëz në krahë dhe ingranazhet e uljes.

Enveri deklaroi se përveç këtyre kërkesave, ata nuk kërkojnë asgjë tjetër nga ShBA, as dëmshpërblim, as para gjaku apo ndonjë diçka tjetër të ngjashme.

Në procesin e evakuimit të afganëve që kanë punuar për ShBA-në, e cila i dha fund pranisë së saj ushtarake në Afganistan, mijëra njerëz u dyndën në aeroport me shpresën e një jete më të mirë jashtë.

Procesi i largimit të afganëve, të cilët donin të ndërtonin një jetë të re në SHBA dhe vendet evropiane, çoi në shfaqjen e skenave dramatike.

Edhe lojtari i Ekipit Kombëtar të Futbollit të Afganistanit për të Rinjtë, Zeki Enveri gjithashtu kishte hyrë në ingranazhin e uljes së një aeroplani të ngarkesave ushtarake amerikane me qëllim për t’u larguar nga vendi, por ai kishte rënë në tokë për vdekje menjëherë pas ngritjes së avionit.