Haziri: Ndarja me LDD-në dhe Listën Guxo – goditje e madhe politike për LDK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij pësoi goditje të mëdha politike edhe në zgjedhjet e vitit 2008, si dhe zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai në Prime Time me Xhemajl Rexhën, ka thnënë se ndarjet me LDD-në dhe Listën Guxo, kanë qenë ndarje me pasoja, raporton Gazeta10.

“Ndarja e dhimbshme me LDD-në, në vitin 2008 dhe kjo e 14 shkurtit Lista Guxo më 14 shkurt, ka qenë goditje me pasoja për LDK-në. Koha ka me i shëru plagët, por pasojat nuk zbutën, pasojat mbesin”, ka thënë Haziri.