Haziri: Nga e hëna fillojmë me masat lehtësuese

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se nga e hëna në këtë komunë fillojnë masat lehtësuese.

Ai ka falënderuar Komitetin emergjente për angazhimin dhe qytetarët për lojalitetin.

“#Dita51. Gjilani dhe Anamorava e morën lajmin e mirë sonte. Asnjë rast pozitiv me #Covid19 dhe disa të shëruar. Falëmnderit të gjithëve për angazhim, qytetarët për lojalitet dhe bashkëpunim. Nga e hëna fillojmë me masa lehtësuse, por me kujdes të shtuar. Vetizolim, distancim social, pa mysafirë e miq edhe për një kohë. I kthehemi punës në disa sektorë, por me masa mbrojtëse. Ende kemi punë për ta mposhtur #Covid19. I kemi 20 qytetarë pozitivë në vetizolim, 3 në spital, derisa 2, fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë. Pra, mos harroni. #rriNshpi”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/