Haziri ngushëllon familjen Mahmuti me rastin e ndarjes nga jeta të Heset Mahmutit

Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit komunal të Gjilanit, Heset Mahmuti, kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Mahmuti.

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Mahmuti,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit komunal të Gjilanit, Heset Mahmuti.

Hesetin do ta kujtojmë gjithmonë për punën dhe angazhimin e madh shërbimet shëndetësore e sociale.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju familje Mahmuti, shokëve, miqve e farefisit.

Zoti ua lehtësoftë dhembjen!” /Mediafokus.info/