Haziri ngushëllon familjen Shabani: Lajm i trishtë për Gjilanin
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar zyrtarisht për vdekjen e një qytetari të kësaj komune nga coronavirusi, në Gjermani, raporton Mediafokus.info.
“Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, Myshyr Shabani, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar, ndër të tjera, Haziri
Statusi i plotë i Hazirit:
#Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, Myshyr Shabani, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve.
Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare.
Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye
për kurrëfar paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive. Siҫ e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero!
/Mediafokus.info/


 
 
						 
						