Haziri: Nuk e bëj më atë gabim?

Lutfi Haziri e ka përjashtuar mundësinë që ta lë mandatin e kryetarit të Gjilanit, për t`u angazhuar në qeveri, duke thënë se do t`i qëndrojë besnik votës së qytetarëve, të cilët e kanë mandatuar për të qeveris me komunën për herë të katërt.

“Jo, në asnjë mënyrë. Unë kam hy në mandatin e katërt si kryetar i Gjilanit, me premtim se nëse e fitoj garën, do të rri në fund”, ka thënë Haziri, raporton portali mediafokus.info

Haziri tha se nuk do ta përsëris gabimin e vitit 2005, kur e la detyrën e kryetarit në Gjilan dhe u angazhua në qeveri, në postin e ministrit të Pushtetit Lokal.

“Njëherë kam gabuar, e kam lëshuar mandatin në gjysmë, në vitin 2005 dhe kjo për mua ka pasur pasoja politike që është dashur me i riparua më vonë”, ka thënë Haziri.

Haziri tha se vota e qytetarit është obligim për ta quar mandatin deri në fund, përveç nëse ka mirëkuptim dhe ka zhvillime të domosdoshme.

“Unë nuk po shoh asnjë arsye me ndërpre një mandat me 60 për qind të votave të qytetarëve, për një ambicie politike”, ka thënë Haziri.

Në shaka, Haziri ka shtuar se ky është lajm jo i mirë për opozitën, por presin ata edhe dy vjet. /MediaFokus/