Haziri: Nuk ka iniciativë për përjashtimin e Vjosës nga LDK, është lajm i rremë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për Gazeta Blic rreth raportimeve se ka nisur iniciativa për përjashtimin e Vjosa Osmanit nga LDK.
“Nuk është e vërtetë. E keni shumë të sigurt. Është lajm i rremë”, ka theksuar Haziri.
Edhe zyrtari tjetër i kësaj partie, Haki Rugova ka theksuar për TV Dukagjini se nuk ka iniciativë për përjashtimin e Vjosa Osmanit nga LDK.
“Nuk jemi marrë me këtë temë”, ka theksuar ai.
Ishte lideri i LDK-së, Isa Mustafa ai i cili ditë më parē kishte paralajmëruar “hakmarrje” ndaj zyrtarëve të LDK-së që votuan kundër Qeverisë Hoti.

