Haziri: Prej janarit deri në prill mund të ketë krizë – pa buxhet nuk paguhen më shumë se 35% e punëtorëve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar thellim të krizës politike dhe financiare në vend.

Sipas Hazirit, Kosova tashmë po funksionon pa një qeveri funksionale dhe me kufizime serioze buxhetore.

Duke folur në Debat Plus, Haziri ka thënë se para muajit prill nuk mund të shihet ndonjë dritë në fund të tunelit sa i përket daljes nga kriza aktuale.

“Kriza politike ka me u thellu, në momentin që në tre muajt parë nuk ka me mujt me u pagu së paku 35 për qind të punonjësve publike të shtetit, kanë me ra 60 për qind tw pagesave në shërbime dhe 100 për qind të faturave. 1/12 e buxhetit që ka me operu është për situata ët jashtëzakonshme, sepse ajo quhet kur mbyllet qeveria. Operohet vetëm institucione që janë për siguri dhe institucionet që e sigurojnë minimumin e funksionimit të shtetit. Nga ky muaj po operohet nw këtë mënyrë sepse Kosova nuk ka qeveri funksionale”, ka deklaruar Haziri.